Kohëve të fundit prania e hoxhallarëve në media televizive dhe institucione të ndryshme është rritur ndjeshëm. Arsyet dhe temat për të cilat u kërkohet të jenë të pranishëm janë nga më të ndryshmet, nga ato që kanë lidhje me luftën globale kundër terrorizmit e deri tek problemet e brendshme sociale e ekonomike.
Ndërsa të emërtuarit si “teolog” në mediat e shkruara apo ato televizive është fenomen i njohur për publikun por aspak i kuptuar drejtë.
Ajo rrjedh nga greqishtja e vjetër, dhe ka qenë krishterimi ai që e ka zhvilluar atë. Andaj, pse të i referohemi prijësve fetar Islam me këtë term, ku edhe besimet e tjera fetare në vendin tonë, i ruajnë me xhelozi terma si famullitar, meshtar, ipeshkëv, etj., dhe i përdorin ato në paraqitjet e tyre publike.Dhe ne në popull kemi qenë gjithmonë të njohur me “hoxhë” dhe ky emërtim mendoj që është më se me vend.
Pastaj, përtej emërtimit, është keqinterpretuar dhe roli i hoxhallarëve në shoqëri, duke e cilësuar atë vetëm si një prijës fetar, në festa apo vdekje!
Ku në të vërtetë, intelektualët shqiptarë islam – hoxhallarët, janë të njohur për kontributin e tyre më të gjerë në formimin e alfabetit, arsimimit e ngritjes së vetëdijes kombëtare e deri tek zhvillimet e fundit.
Pjesëmarrja dhe kontributi i tyre ishte i dukshëm në shumë sfera: luftë, pajtim të gjaqeve,humanizëm,këshillim, luftim të dukurive negative (droga,bixhozi,alkooli), ndalimin e shumë vrasjeve, në anën tjetër i kultivuan vlerat e mirëfillta si ruajtjen e fesë, traditave të vendit, dashurinë ndaj vatanit etj.
Pastaj,vërtetë hoxha e luan rolin e mësuesit si dhe edukatorit,po mos të harrojm se luan edhe rolin e mjekut shpirtëror ku me këshillat e tijë shumë zemra qetëson, shumë plagë i zbutë.
Ata ishin edhe udhëheqës politikë.
Me kohë është vërtetuar se hoxha është i popullit edhe e ka vendin kudo që kërkohet nevoja.
Bashkim Bajrami