Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:00 në komunën e Gjilanit.
I dyshuari mashkull ishte dërguar në emergjencën e spitalit për shkak se ishte vetë plagosë në shuplakën e dorës së majtë me një armë zjarri .
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri formë stilolapsi dhe predhën e fishekut që mjekët ia kishin hequr të dyshuarit nga dora.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa lënda e rastit do të hetohet në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh përcjell Klankosova.tv.