Veteranë të shumtë janë duke tentuar të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.
Pavarësisht se zyrtarë të shumtë të Policisë së Kosovës janë vendosur për të pamundësuar këtë, veteranët tashmë janë futur brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës, duke u drejtuar kështu në hyrjen kryesore të Parlamentit.
Edhe pse është bërë thirrje që kjo protestë të jetë e qetë, të njëjtit po vazhdojnë të tentojnë të hyjnë brenda Kuvendit të Kosovës, ku janë dehe deputetët.
Njësitë e shumta policore janë duke provuar që të mbajnë situatën nën kontroll, por pavarësisht kësaj situata nuk duket aspak e qetë.
Veteranët e luftës së UÇK-së janë duke protestuar sot për të kundërshtuar projektligjin për pagën minimale, në të cilën ata nuk janë përfshirë.
Të njëjtit kanë thënë se është marre për deputetët të cilët e kanë votuar atë.
Faton Klinaku nga OVL-UÇK deklaroi se janë duke u provokuar nga pushtetarët, që sipas tij po bëjnë me gishta nga dritaret e objekteve si Kuvendi dhe Qeveria.
Nga veteranët kanë deklaruar se nuk do të ndalojnë protestat, deri në plotësimin e kërkesave të tyre./Lajmi.net/