Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdeq Qeriqi, ka treguar se një klinikë kosovare, ia ka hequr të gjitha shpenzimet e analizave dhe kontrolleve mjekësore për shkak të kontributit të ka dhënë në luftën e UÇK-së.
“Pagesën e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999”, thuhet në faturën që i është lëshuar Qeriqit.
“Pas të gjitha kontrolleve mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vie koha e pagesës kjo është fatura.Përgjigjja e mjekut ishte, se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky veprim ishte tepër emocionues për mua”, ka shkruar Qeriqi.