Një veteran i UÇK-së nga Skënderaj, i cili ka ardhur në Prishtinë për të marrë pjesë në protestë, tha se po u nëpërkëmben të drejtat.
Ai tha se do të marrin pjesë në protesta edhe nëse zgjasin me vite.
“Na i kanë shkel të drejtat tona deri në tokë. Nuk është pyetja krejt te paret, po po na i nëpërkëmbin të drejtat tona. Kemi me ju bashku protestës, edhe një muaj apo dy vjet nëse zgjat, këtu jemi”, tha ai.
I pyetur nëse mund të eskalojë protesta, ai tha se s’është dëshira e tyre kjo, meqë shumica e policëve kanë qenë pjesë e UÇK-së.
“Na s’kemi qejf me eskalu protesta, sepse edhe ata policët janë vëllezërit tonë, shumica e tyre janë UÇK”, ka deklaruar ai për T7.