Vetëvendosja zhvilloi tubimin e fundit të fushatës në Velekincë, duke shënuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe përkrahje të fuqishme nga qytetarët. Pjesëmarrja e madhe, energjia e dukshme dhe besimi i treguar dëshmojnë se kjo anë mbetet fort krah vizionit të saj politik.
Me këtë unitet dhe vendosmëri, Vetëvendosja shprehet e gatshme për të mbyllur fushatën drejt fitores, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në festën e madhe të fitore pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Tubimin e fundit, por aspak nga rëndësia, e zhvilluam në Velekincë, mes një atmosfere të jashtëzakonshme dhe me përkrahje të fuqishme nga qytetarët. Energjia, pjesëmarrja dhe besimi i treguar dëshmojnë qartë se kjo anë qëndron fuqishëm krah vizionit tonë.
Velekinca nuk lëshon pe për begati dhe siguri. Me këtë energji dhe unitet, po e mbyllim fushatën të vendosur dhe të gatshëm për fitore.
Mirupafshim nesër mbrëma në festën e madhe të fitores! 🎉

