Lëvizja Vetëvendosje – dega në Gjilan ka njoftuar se sot do të mbajë tubim me banorët e Përlepnicës.
Sipas njoftimit zyrtar, tubimi do të mbahet të hënën, më 1 qershor, me fillim nga ora 18:00, në Shtëpinë e Kulturës në Përlepnicë.
Në këtë takim do të marrin pjesë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, si dhe kandidatët për deputetë, të cilët do të bashkëbisedojnë me qytetarët për çështje dhe tema të ndryshme.
Nga dega e Vetëvendosjes në Gjilan kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke i ftuar banorët e Përlepnicës që të jenë pjesë e këtij tubimi.

