Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka dalë me një sqarim të pozicionit të saj sa i përket çështjes që ka të bëjë me Projekt Rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e komunës së Gjilanit nr.01.16-59035 të datës 27.06.2013.
Ishte kjo një pike e rendit të ditës në seancës e fundit, rreth të cilës kuvendarët kanë pasur dallime mes tyre, e që kjo pikë, me shumicë votash është vendosur që të shtyhet për ndonjë seancë tjetër.
Ja sqarimi i plotë i Lëvizjes vetëvendosje, qendra në Gjilan
Një sqarim për opinionin publik.
Kemi dëgjuar që është lajthitur disa herë në media qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vendimin për shtyrjen e pikës 2.2 të rendit të punës në seancën e fundit të Kuvendit Komunal. Kjo pikë kishte të bënte me ndryshimin e orareve të hapjes dhe mbylljes së bizneseve afariste që veprojnë në Gjilan.
Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë pro këtij ndryshimi, duke pasur parasysh sa shumë shkelen të drejtat e punëtorëve në qytetin tonë. Ne kemi dalë edhe me rekomandime si dhe kemi kërkuar që kjo pikë të mos shtyhet deri në një afat të pacaktuar. Sepse siç e dimë, asnjë pikë që është shtyrë, asnjëherë deri më tash nuk është kthyer në diskutim.
Vetëvendosje ka kërkuar që punëtorët të punojnë pesë ditë në javë me 40 orë punë dhe ti kenë dy ditë pushim.
Kemi kërkuar të shtyhet për mbledhjen e radhës në mënyrë që rekomandimet e propozuara të plotësoheshin në kuadër të rregullores. Rekomandimet e Lëvizjes Vetëvendosje! janë: të precizohet lloji i biznesit që i ndalohet të punojë të dielave, të dielave të mos punojnë as furrat e bukës, të shtunën të mos punohet me punëtorët e njëjtë, të mos punojnë marketet e kompanive të derivateve dhe të shtohen kontrollet, në mënyrë që rregullorja të zbatohet me përpikëri.
Kujtojmë që ata që e nisën këtë ide dhe e promovuan gjatë gjithë muajit është LDK-ja. Është po e njëjta që kërkoi me këmbëngulje të shtyhej.
Prandaj, kërkojmë kujdes dhe përmbajtje nga ata që po mundohen të përfitojnë nga ky rast, me deklarata të rrejshme lidhur me Vetëvendosje.
Asambleistët tanë kanë abstenuar, në mesin e së cilëve një ka votuar kundër.