Komuna e Gjilanit është duke e rregulluar ndriçimin në Parkun e Dardanisë pasi në vizitë vjen kandidatja për kryeparlamentare.
Nuk e kanë hallin se banorët e Dardanisë nuk mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e Parkut në kohën e mbrëmjes për shkak të errësirës, pra mungesës së ndriçimit publik në këtë lagje, por i’u bie në mend vetëm kur kandidatja për kryetare të Kuvendit viziton këtë lagje, bënë të ditur zyra për media dhe komunikim e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.