Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga dega e Gjilanit, kanë zhvilluar një takim me banorët e lagjes “Ramiz Cërrnica” në Gjilan.
Përmes një shkrimi në facebook, nga faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, deputetët e Kuvendit nga Gjilani, kanë takuar përfaqësuesit e lagjes.
Shkrimi i plotë:
Mbeturina, mungesë të rrjetit të kanalizimeve për ujërat e zeza e derdhje sipërfaqësore e tyre, rrugë të pashtruara që vështirësojnë qarkullimin e banorëve, janë këto vetëm disa nga shumë probleme që gjetën në lagjen Ramiz Cërnica përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga qendra në Gjilan, në vizitën e realizuar në këtë pjesë të qytetit.
Gjilanit i mungon qeverisja e mirë për secilin e për të gjithë.