Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan nesër hap zyrtarisht fushatën zgjedhore, duke nisur nga Mireshi.
Takimi i parë do të mbahet të dielën, më 12 janar, në orën 16:00, në shkollën fillore “Nazim Hikmet”.
Të gjithë qytetarët janë të ftuar të bashkohen dhe ta nisim këtë rrugëtim së bashku, duke shënuar fillimin e një fushate të re.
Komunikata e plotë:
Nesër e nisim fushatën në Miresh, jo rastësisht, sepse aty gjithmonë kemi gjetur mbështetje të fuqishme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Të dielën, më 12 janar, nga ora 16:00, në shkollën fillore “Nazim Hikmet”.
Ju ftojmë të na bashkoheni dhe ta nisim këtë rrugëtim së bashku!
#cepmëcep