Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e votave të personave me nevoja të veçanta.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë 824 vota, që përbëjnë 31.88% të totalit të votave.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 621 vota, apo 24.02% të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 505 vota, që përbëjnë 19.54%.
Koalicioni AAK-NISMA, me partnerët e tij, ka fituar 229 vota, që janë 8.86% të votave.