Menjëherë pas takimit me struktura të Lëvizjes në Gjilan, në zyret qendrore, mobilizimi për protestën e 29 shtatorit ka vazhduar në një takim ne Livoq të Ulët.
Në këtë takim ku prezent ishin edhe deputetët Ismajl Kurteshi dhe Liburn Aliu, iu bë thirrje qytetarëve që ti bashkangjiten protestës të së shtunes, sepse vetëm kështu mund ti rrëzojmë idetë e rrezikshme dhe të dëmshme të Hashim Thaqit për korrigjim të kufinjëve.
Edhe livoqasit, në mesin e të cilëve pati anëtarë të Lëvizjes, bashkatdhetarë, qytetarë si dhe ishte prezent edhe kryetari i Këshillit të Fshatit Skender Ahmeti, thanë që rrugë tjetër nuk ka, pos ti tregojmë Hashim Thaqit që nuk i lejojmë pazaret me tokën tonë.