Nga VETËVENDOSJE! janë larguar 13 deputetë, 2 kryetarë komunash, kryetari i kryeqytetit, kryetari i partisë, sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët, kryetari i Qendrës së Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës, Ferizajit, dhe prapë Lëvizja ka arritur të jetë subjekti politik konkurent kryesor për t’i fituar Zgjedhjet. Kjo tregon qartë se VETËVENDOSJE! është më shumë se subjekt politik i zakonshëm, është koncept politik që ka ndërtu standarde të reja në politikëbërje. Kanë ardhur e janë larguar, por Lëvizja ka mbetur koherente në qendrime dhe e pathyeshme në sfida.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është kala me bazë të fortë e me mure të fortifikume që do t’i bëjë ballë çdo sulmi të pritur e të papritur. e ka kaluar ndoshta sfidën më të rëndë, provimin më të vështirë dhe është padyshim e gatshme për qeverisje. Definitivisht, ka dështuar investimi më i madh për ta shkatërruar VETËVENDOSJE!-n. E kjo po vërehet kudo, në çdo lagje të fshatit e çdo pjesë të qytetit, pasi mbështetja po rritet çdo ditë e më shumë e Lëvizja kurr nuk ka qenë më afër ardhjes në pushtet.
Nëse në Zgjedhjet e kaluara fryma ishte për Lëvizjen, egzistonte dyshimi se ishte pothuajse e pamundur të mundet koalicioni PAN, por tani është situatë ndryshe. Tashmë, egziston gjasa reale që Vetëvendosje të del subjekti i parë politik dhe kryeministër pas 6 tetorit të zgjidhet Albin Kurti. Edhe entuziazmi, edhe vullneti është për ndryshim, e këtë vullnet duhet me patjetër ta kthejmë në realitet. Mbrëmjen e 6 tetorit Albin Kurti duhet, e do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës.