Lëvizja Vetëvendosje akuzon LDK-në dhe PDK-në për uzurpime pronash publike dhe zotërim të paligjshëm të tyre.
VV-ja deklarohet se ky subjekt politik ka kërkuar të shfrytëzojë hapësirat e ndërtesave të cilat janë në pronësi publike, mirëpo kërkesa hidhet poshtë nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pjesë e LDK-së me arsyetimin se Komuna nuk siguron hapësira për subjektet politike për veprimtari politike.
VV-ja insiston se me këtë përgjigje që ka dhënë Ekzekutivi i Komunës është vërtetuar se LDK-ja dhe PDK-ja shfrytëzojnë kundërligjshëm dy ndërtesat, të cilat gjenden në qendrën e qytetit. Mirëpo, sipas tyre, pushteti komunal nuk merr masa, ngase mbron interesat e subjektit që përfaqëson.
Por kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ekziston një vendim që nga viti 2000, i cili është marrë nga institucionet ndërkombëtare, të cilat administronin asokohe Kosovën dhe në bazë të vendimit u është lejuar LDK-së dhe PDK-së që të shfrytëzonin ndërtesat në fjalë. Ai thotë se vendimet janë të ligjshme. ”Të dy objektet janë të rregulluara me status nga përfundimi i luftës. Ish-zyrat e Komitetit komunal i shfrytëzon tashti PDK-ja dhe ish-ndërtesën e Gjykatës së Kundërvajtjes e shfrytëzon LDK-ja.