Gjilan, 20 gusht 2025 – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Gjilan, me gëzim të veçantë fton të gjithë aktivistët dhe përkrahësit që të bashkohen në festimin e 20-vjetorit të themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Ky përvjetor shënon dy dekada rrugëtim, përkushtim dhe ëndrra të përbashkëta për një të ardhme më të drejtë dhe më të mirë për vendin. Në këtë ngjarje solemne, të pranishëm do të jenë aktivistë, përfaqësues të Lëvizjes dhe qytetarë, ndërsa festës do t’i bashkohet edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ky jubile është një kujtim i gjallë i sakrificës, energjisë dhe dashurisë që ka mbajtur gjallë frymën e VETËVENDOSJE!-s ndër vite. Ngjarja do të jetë një ditë e veçantë e festës, mirënjohjes dhe shpresës për të ardhmen.
📍 Vendi: Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Gjilan
📅 Data: 20 gusht 2025
⏰ Ora: 19:00
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Gjilan fton të gjithë aktivistët dhe qytetarët që të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme dhe të ndajnë emocionet e dy dekadave të angazhimit e vizionit për një Kosovë më të drejtë.