Të nderuar qytetarë!
28 Nëntorët janë të pandalshëm. Ata vijnë si gjithmonë, papërtueshëm, duke bartur barrën e historive më të largëta e më të afërta. Por që të gjitha kohëve më të rëndësishme u ka prirë e u prinë Flamuri ynë kombëtar e shekullor kuq e zi, për të cilin, të gjithë ne themi se jemi shumë të lidhur. I gëzohemi atij, i përkulemi, e puthim, betohemi në të, e mbajmë në dasma, në gëzime e në vdekje, e bartim në trup, në kokë, e kemi në zemër.
Urojmë që asnjëherë harrimi të mos mund të peshojë rëndësinë dhe vlerën, që mbartë ky simboli i ynë kombëtar, për kundër ngritjeve e uljeve në rrugëtim të brezave tanë, drejt vazhdimësisë e drejtë aspiratave tona mbarëkombëtare.
Urime festa e Flamurit e gëzofshi festat e 28 Nëntorit!