Me rastin e fillimit të manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019”, që nisi sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, i shoqëruar nga anëtarë të strukturës, asambleistë dhe aktivistë, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, duke e nderuar edhe figurën e heronjëve dhe dëshmorëve Agim Ramadani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Alban Ajeti.
Ndryshe, këtë vit mbahet edicioni i 28-të i këtij manifestimi, që organizohet në nderim të heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri.