Vetëvendosje në Gjilan: Aksidentin i djeshëm në magjistralen Gjilan-Prishtinë, ka tronditur të gjithë pa dallim
Lajmi për humbjen e jetës së katër qytetarëve të Gjilanit, përkatësisht fshatit Ponesh, në aksidentin e djeshëm në magjistralen Gjilan-Prishtinë, ka tronditur të gjithë pa dallim.
Lëvizja Vetëvendosje! në Gjilan, në emër të strukturës dhe anëtarësisë së saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, për këtë tragjedi.
Ndërsa i lutë të gjithë vozitësit që të tregohen më të kujdesshëm në komunikacion, në mënyrë që ti shmangemi aksidenteve të tilla me fatalitet.