Vetëvendosje në Gjilan Kryetari Lutfi Haziri dhe Drejtori Sherbimeve Publike Naser Korça,a do të kenë problem te paraqiten në kohë në vendin e tyre te punës pas reshjeve te borës!
Bora që ka filluar të bije sot qysh nga orët e para të mëngjesit, e që ka vazhduar pothuajse gjatë tërë ditës, ka rritur intenzitetin e saj gjatë orëve të mbrëmjes.
E gjithë kjo borë që ka shtresuar rrugët e qytetit të Gjilanit, po paraqet rrezik për vozitësit dhe jo vetëm. Rrezik ka edhe për qytetarët, pasiqë trotuaret janë mbuluar nga bora.
Por, edhepse ka rreth 12 orë që po bie borë, institucionet përgjegjëse komunale nuk janë alarmuar fare për ti marrë masat e duhura për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve.
Nëse bora do të vazhdojë të bije edhe gjatë natës, mëngjesi i nesërm do ti shkaktojë vështirësi të mëdha qytetarëve e në veqanti atyre që jetojnë në fshatra, që ti realizojnë linjat e përditshme të udhëtimit.
Por, a do të kenë vallë probleme kryetari Lutfi Haziri dhe drejtori i Shërbimeve Publike Naser Korça, që të paraqiten ne vendet e tyre të punës në kohën e duhur?