U mirëpritëm në Livoç të Poshtëm, e ku diskutuam me banorët në lidhje me projektet dhe kërkesat e tyre më urgjente, të cilat ndikojnë në mënyrë direkte në jetën e përditshme.
Dukshëm bie në sy edhe shqetësimi që ne e kemi shfaq, e që kemi përpiluar edhe projekte konkrete në lidhje me infrastrukturën në këtë zonë.
Këto shqetësime infrastrukturore, do gjejnë zgjidhjen që banorët e Livoçit të Poshtëm e meritojnë, e për të cilat presin tash e sa vite. Ka ardhur koha e një zëri të ri e udhëheqje të re, që mendon dhe vepron për Livoçin e Poshtëm e për krejt Gjilanin.