Në kuadër të mobilizimit për protestën e Lëvizjes Vetëvendosje! që do të mbahet më 29 shtator, strukturat dhe anëtarësia po zhvillojnë takime të shumta me qytetarë, nga të cilët çdo herë e më shumë po e marrin përkrahjen për të vazhduar.
Të enjten në Gjilan ka qëndruar deputeti Liburn Aliu, i cili i shoqëruar nga deputeti Ismajl Kurteshi, kryetari i Qendrës në Gjilan Nevzad Isufi dhe asambleistja Arijeta Rexhepi, kanë vizituar pikën “Dheu i Bardhë”, ndërkohë që kanë folur për zhvillimet e fundit në vend dhe proceset mjaft të vështira nëpër të cilat po kalon vendi.
Një popull si nënshtrohet një njeriu! Nën këtë moto, Lëvizja Vetëvendosje! i bënë thirrje të gjithë qytetarëve kudo, që ti bashkohen protestës më 29 shtator dhe bashkë ta ndalojmë të keqen që po i kanoset Kosovës.