Ismajl Kurteshi ka lindur më 15 shkurt të vitit 1952 në Gjilan. Ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze.
Ismajl Kurteshi ka qenë kryetar i Komunës së Gjilanit në vitin 1999-2000. Përgjatë viteve 2008-2010 ishte drejtor i Arsimit në Gjilan. Nga viti 2011 deri në vitin 2016 ishte kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan. Ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës për katër legjislatura.
Me një bagazh politik dhe me një të kaluar kontributdhënëse, Ismajl Kurteshi zotohet se në Kuvendin e Komunës së Gjilanit do të angazhohet për respektimin e ligjit, mbrojtjen e interesave publike, luftimin e dukurive negative, zhvillimin ekonomik të Komunës, zgjidhjen e problemeve në fushën e arsimit, shëndetësisë etj.
Ai bart numrin 1, në listën fituese të zgjedhjeve të 17 tetorit.