Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë fushatën zgjedhore me një tubim mobilizues në fshatin Velekincë, Gjilan.
Takimi do të mbahet sonte, më 4 shkurt, në ambientet e SHFMU “Mulla Idriz Gjilani”, duke filluar nga ora 20:00.
Në këtë tubim do të jenë të pranishëm kandidatët për deputetë, të cilët do të përcjellin mesazhin e fushatës dhe synimet e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 9 shkurtit. Me moton “500 mijë zemra që rrahin si një”, Vetëvendosje synon një fitore të thellë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.