Në takimin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me punëtorët shëndetësorë në Gjilan, kandidatët për deputet theksuan rëndësinë e progresit në sektorin e shëndetësisë.
Ata diskutuan për arritjet dhe prioritetet e Qeverisë Kurti, duke veçuar investimet në aparatura moderne, përmirësimin e shërbimeve mjekësore, uljen e kostove për qytetarët dhe ruajtjen e dinjitetit të profesionistëve shëndetësorë.
Takimi nënvizoi përkushtimin për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori jetik për qytetarët dhe shtetin.
Komunikata e plotë:
Cep më cep Kosovës, me numrin 118 për shëndetësinë.
Në takimin me punëtorët shëndetësorë, kandidatët e listës fituese të 9 shkurtit patën mundësinë të diskutojnë për progresin në shëndetësi dhe vëmendjen e kujdesin që Qeveria Kurti po i kushton investimeve në sigurimin e aparaturave të reja, shërbimeve më të avancuara dhe me kosto të përballueshme, dinjitetit për profesionistët shëndetësorë dhe zhvillimit të këtij sektori të rëndësishëm për vendin tonë.
9 shkurti është data për shëndetësinë.