Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka njoftuar se të mërkurën, nga ora 19:00, do të prezantojë planprogramin për qeverisjen e ardhshme të komunës.
Sipas subjektit, plani përmban vizion të qartë dhe projekte konkrete që synojnë vazhdimin e punëve të mira dhe zhvillimin e qytetit.