Lëvizja VETËVENDOSJE! ka vazhduar takimet me qytetarët në Pogragjë dhe Malishevë, ku është konfirmuar përkrahja e fuqishme për Qeverinë Kurti 3 dhe për numrin 116, si shprehje e vullnetit për vazhdimësi të qeverisjes së ndershme, siguri dhe begati.
Mbrëmjen e vazhduam në Pogragjë, ku bashkë me Kryetarin e Komunës, z. Alban Hyseni, dhe kandidatët tanë për deputetë patëm kënaqësinë të takojmë banorët e këtij fshati, të cilët po e dëshmojnë mbështetjen e fuqishme për Qeverinë Kurti 3.
Përkrahja për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për numrin 116 është e qartë dhe e palëkundur, duke treguar vullnetin e qytetarëve për vazhdimësi të punës së ndershme dhe qeverisje me përgjegjësi.
Më 28 dhjetor nuk lëshojmë pe!
Për siguri dhe begati!
Sonte u mblodhëm në shkollën “Abdullah Tahiri” në fshatin Malishevë, ku bashkë me kryetarin e Komunës z. Alban Hyseni dhe kandidatët tanë për deputetë patëm nderin të takojmë banorë që e mbështesin fuqishëm Qeverinë Kurti 3.
Përkrahja për Lëvizjen dhe për numrin 116 është e jashtëzakonshme, andaj më 28 dhjetor po e bëjmë realitet këtë kërkesë gjithëpopullore.
Më 28 dhjetor nuk lëshojmë pe! Për siguri dhe begati!

