Lëvizja Vetëvendosje! do të mbajë nesër dy tubime me qytetarët në Komunën e Gjilanit. Tubimi i parë do të mbahet në Gjilan, në Shkollën “Thimi Mitko”, duke filluar nga ora 18:30, ndërsa tubimi i dytë do të zhvillohet në Zhegër, në Shkollën “Agim Ramadani”, nga ora 20:00.
Në këto tubime do të marrë pjesë Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, së bashku me kandidatët për deputetë, të cilët do t’u drejtohen qytetarëve me mesazhe dhe prezantime rreth angazhimeve dhe vizionit të tyre.

