Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka njoftuar se nesër, më 24 shtator, do të mbajë tubimin e radhës me banorët e fshatrave Haxhaj, Demiraj dhe Selishtë.
Takimi do të zhvillohet në orën 19:30, në parkun e fshatit Demiraj, ku pritet të diskutohen temat që lidhen me zhvillimin lokal, si dhe prioritetet që kjo parti parasheh për banorët e këtyre fshatrave.