Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan do të mbajë të shtunën një takim me banorët e fshatit Përlepnicë.
Tubimi do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në këtë fshat, duke filluar nga ora 18:00.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.