Lëvizja VETËVENDOSJE! sot zhvillon dy tubime me qytetarët e Gjilanit.
Takimi i parë mbahet në orën 18:00 në Shkollën Fillore “Liria” në Pogragjë, ku do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Më pas, nga ora 19:00, tubimi do të vazhdojë në Shkollën Fillore “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë.