Alban Hyseni si më i votuari për kryetar të Gjilanit në rundin e parë të zgjedhjeve po vazhdon me një mbështetje edhe më të lartë ta prezantojë programin dhe prioritetet e qeverisjes së re në Gjilan”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sonte, bashkë me Kryeministrin Kurti ai vizitoi fshatrat Zhegër, Malishevë e Dobërçan ku u zotua se do të punojë ndershëm e me përkushtim të lartë për ta bërë ndryshimin e nevojshëm edhe në qytetin e Gjilanit”, thuhet tutje në komunikatë.
“Mbështetja që ky qytet i ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje duke e bërë të parën në vend e në komunë, është mbështetje që do t’i kthehet me punë të mira e zhvillimore këtij qyteti pas 14 nëntorit”, thuhet në fund të komunikatës së Lëvizjes Vetëvnedosje. /2LONLINE.com/