Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar sot edhe mjeku i njohur gjilnas, dr sc. Halil Ajvazi, i cili është oftalmolog.
Lajmin është bërë i ditur nga faqja e Vetëvendosjes, duke zbuluar se Ajvazi iu është bashkuar partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti.
Më poshtë keni postimin e plotë:
‘Sot në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, karvanit të anëtarësimeve të reja, pas dëshirës së shprehur edhe më herët, iu bashkua edhe formalisht Dr.sc. Halil Ajvazi, MD, PHD, Oftalmolog, i cili nga sot e tutje shpreh gatishmërinë që tërë potencialin e tij profesional e intelektual, ta jap për dhe në përkrahje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si subjekt politik, tek i cili pjesa më e madhe e qytetarëve ushqejnë shpresa për ndryshime të mëdha e pozitive, aktualisht edhe në të ardhmen. Kryetari i QLVV-së në Gjilan Nevzad Isufi, bashkë me disa aktivistë nga Qendra jonë e mirëpritën doktorin e nderuar dhe i dëshiruan mirëseardhje’