Një person është vet-vrarë sot në fshatin Bresalc të Gjilanit shkruan Radio Star.
Rastin e ka konfirmuar për Radio Star, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje dhe është i gjinisë mashkullore duke mos dhënë më tepër detaje.
“Mund të ju konfirmoj se një person është vetëvrarë sot në fshatin Bresalc. Në vendin e ngjarjes është edhe Prokurori i cili e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimt.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat që kanë dërguar viktimën drejt vetëvrasjes”, ka thënë Hashani.