Veton Zeqiri, një emër tashmë i njohur në fushën farmaceutike, ka ndarë rrugëtimin e tij përmes sfidave dhe arritjeve që e kanë shoqëruar gjatë një dekade në udhëheqjen e kompanisë “RIGA Pharm”.
Kjo kompani, e themeluar dhe e drejtuar nga Zeqiri, është shndërruar në një prej kompanive kryesorë në tregun farmaceutik të Kosovës.
Zeqiri përshkruan fillimet e tij si një periudhë plot sfida dhe pengesa, ku suksesi nuk ishte i garantuar. Ai ndau detaje mbi përpjekjet për të ndërtuar një kompani të besueshme dhe inovative në një treg konkurrues, duke theksuar se çdo hap ka kërkuar përkushtim dhe vizion të qartë.
Kjo kompani, e themeluar dhe e drejtuar nga Zeqiri, ka filluar në vitin 2013 me vetëm një barnatore dhe deri në vitin 2024 ka arritur të operojë 53 barnatore në mbarë Kosovën.
Ambicia fillestare e Zeqirit ishte të hapte vetëm një barnatore për bashkëshorten e tij, e cila ishte farmaciste e diplomuar.
Gjatë intervistës, Zeqiri shpjegoi se si “RIGA Pharm” arriti të rritet dhe të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve. Me mbi 400 punonjës të punësuar dhe 53 pika të hapura në të gjithë Kosovën, kompania ka treguar një model të suksesshëm të menaxhimit dhe rritjes, duke krijuar një rrjet të fuqishëm shpërndarjeje dhe shërbimi.
Tutje, Zeqiri thekson se Kosova është lidere në rajon për produktet farmaceutike, pasi qytetarët e Kosovës kërkojnë cilësi të lartë. Për këtë arsye, ne jemi të detyruar të ofrojmë produkte më cilësore.
Sipas Zeqirit, çelësi i suksesit të “RIGA Pharm” qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë dhe në krijimin e një mjedisi pune që inkurajon inovacionin dhe zhvillimin profesional të punonjësve.
Veton Zeqiri, përmes rrëfimit të tij, ofron një pasqyrë të qartë të asaj që duhet për të ndërtuar një kompani të suksesshme në një sektor sfidues si ai farmaceutik. Historia e “RIGA Pharm” është një shembull frymëzues i përkushtimit, këmbënguljes dhe vizionit të qartë për të arritur suksese të qëndrueshme në biznes.