Pronari i kompanisë farmaceutike Riga Pharm, Veton Zeqiri, ka reaguar publikisht pas përmendjes së fundit të kompanisë së tij në debatet e zhvilluara në Kuvendin e Kosovës, ku është aluduar për lidhje të mundshme politike të një deputeteje me rrjetin farmaceutik.
Zeqiri ka theksuar se Riga Pharm është vënë padrejtësisht në qendër të vëmendjes politike, duke u përfshirë në diskutime që sipas tij nuk kanë bazë dhe dëmtojnë imazhin e një kompanie që, siç thotë ai, është ndërtuar me punë dhe sakrificë ndër vite.
Ai shton se kompania është bërë një nga më të përfolurat në vend gjatë javëve të fundit, pa asnjë investim në marketing, duke lënë të kuptohet se vëmendja publike është krijuar në mënyrë të pavullnetshme.
Sipas Zeqirit, Riga Pharm është një biznes që mban dhjetëra familje përmes vendeve të punës dhe operon me standarde të larta në treg, ndërsa përdorimi i saj në përplasje politike është i papranueshëm.
Reagimi i plotë i Veton Zeqirit:
“Të tjerët paguajnë për vëmendje, ne po e marrim falas nga tregu.
Ne vazhdojmë fokusin te standardi dhe operimi!”
Reagimi i tij vjen në një kohë kur debati publik rreth sektorit farmaceutik dhe lidhjeve të mundshme politike ka marrë vëmendje të shtuar në skenën politike në Kosovë.

