Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku në fshatin Stanishor të komunës së Novobërdës.
Ata, si këmbësorë, janë goditur nga një veturë.
Pas marrjes së ndihmës së parë, njëri është liruar në shtëpi, ndërsa tjetri është ndalur për trajtim të mëtejmë.
Fsh. Stanishor, Gjilan 19.02.2023 – 20:24. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe dy këmbësorë meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor njëri është liruar kurse tjetri është dërguar për tretman të mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e policisë.