Gjilan, 23 korrik 2025 – Një qytetar nga Gjilani ka raportuar se vetura e tij, e parkuar para shtëpisë, është goditur nga një automjet tjetër gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas deklaratës së tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:25 pas mesnate në rrugën Halim Orana, kur një veturë e llojit BMW X5, me dy persona në bord, ka goditur veturën e tij të parkuar dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë të dhënë apo kontakt.
Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë qartë veturën që ka shkaktuar aksidentin si dhe personat që ndodheshin brenda saj. U bëj thirrje që të lajmërohen dhe të marrin përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar. Në të kundërt, do të jem i detyruar të publikoj pamjet dhe të ndjek rrugën ligjore përmes institucioneve përkatëse, ka thënë qytetari përmes një njoftimi publik.
Rasti është konsideruar i rëndësishëm për sigurinë publike, ndërsa qytetari ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe përgjegjësit të përballen me pasojat ligjore të veprimit të tyre.
Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autorët e ngjarjes.