Tre policë janë lënduar në një vetëaksident në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmua zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, i cili ka thënë se pesë policë kanë qenë në veturë kurse tre nga policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pak para orës 08.00 Aksident në Varage, Zubin Potok. Një veturë e policisë u vetaksidentua. Tre policë të lënduar lehtë”, ka deklaruar ai.
Elshani ka thënë se vetëaksidenti ka ndodhur si pasojë e ngricave në rrugë.
Ndryshe, para disa dite disa policë mbetën të lënduar si pasojë e një vetaksidenti me një mjet të blinduar të Policisë në fshatin Grabovc, në Veri të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.