Në mungesë të parkingjeve, shoferët po parkojnë veturat në çdo vend që po ka pak hapësirë të lirë shkruan Radio Star.
Gjatë ditës së sotshme, një pjesë e rrugës në lagjen ish Bojanina ka qenë e zënë me vetura.
Banorët e asaj lagje thonë se kjo po u shkakton shumë vështirësi, ata kërkojn nga organet kompetente posaçërisht nga Policia e Kosovës, të veprojë sa më parë për të liruar qarkullimin në lagje.
Banorët tregojnë se të gjitha këto vetura nuk janë të gjitha të banorëve të lagjes, kjo rrugë po përdoret si parking nga personat të tjerë të cilët kryejnë shërbimet e tyre në qytet./radiostar/