Ushtruesja e detyrës së shefit të GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se i ka kërkuar LDK-së garanci për votat për presidentin në mënyrë që të tërhiqen ndryshimet e propozuara nga Ligji për Zgjedhje.
Kështu tha vetë ajo pas mbledhjes së Kryesisë në të cilën u caktua që seanca për zgjedhjen e presidentit të mbahet me fillim prej orës 18:00. “Unë kam kërkuar nga Arben Gashi se a mund ai të konfirmojë se LDK-ja do të jetë në seancë për të votuar për presidenten e Republikës së Kosovës gjë të cilën ai refuzoi ta thotë në mbledhjen e Kryesisë”, tha ajo.