Dy vjedhje kanë ndodhur dje në dy xhami në Prishtinë nga persona të panjohur. Një imam ka raportuar në polici se dikush ka vjedhur brenda xhamisë në rrugën “Ilir Konushevci”.
Sipas policisë, nga arka e xhamisë janë vjedhur rreth 150 euro. Rasti është duke u hetuar.
“VJEDHJE E RËNDË/Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë 07.01.2023 – 06:48. Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë të xhamisë dhe nga arka i kanë vjedhur rreth 150€ kesh (para). Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.
Një recetë e lashtë për parazitët. Pastron trupin në 2-3 ditë!
Germostop
Ndërsa, në një xhami në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, persona të panjohur kanë vjedhur pesë euro dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë
Rastin në polici e ka bërë të njohur një imam. Rasti është duke u hetuar.
“ASGJASIM APO DËMTIM I PASURISË/Rr. Ibrahim Lutfiu, Prishtinë 07.01.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, e kanë dëmtuar-thyer arkën e xhamisë ku kanë vjedhur 5€ dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.