Në spitalin e Mitrovicës janë vjedhur gypat e sistemeve të gazit mjekësor.
Në dhomën ku po mbahej sistemi i gazit medicinal u vodhën mbi 300 metra gyp, që e kapnin vlerën mbi 8000 euro, shkruan Jepi zë.
Raportohet se dhoma ku gjendeshin gypat ishte e mbyllur, por, në mometin kur ata u vodhën dhoma u hapë me çelësin e dhomës përkatëse.
Rastin për Insajderin e ka lajmëruar kompania që është kontraktuar për instalimin e këtyre gypave.
Kjo kompani rastin në polici e kishte raportuar me 12 prill të këtij viti.
Sipas dëshmive që kompania posedon dyshohet se një punëtor i këtij spitali kishte marrë materialin nga dhoma.