Tre pjesëtarë të policisë janë suspenduar ngase dyshohet se nuk kanë reaguar me kohë për të parandaluar vjedhjen në një bankomat të Raifaisen Bank, në qendrën tregtare “Agmia”.
Plaçkitësit një veturë e kanë lënë në parkingun e kësaj qendre tregtare, teksa kanë ikur me një tjetër në drejtim të panjohur, shkruan sot Koha Ditore.
Inspektorati i Policisë së Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që të suspendojë tre pjesëtarët e saj ngase janë nën hetime për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Mirëpo Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan nuk kanë dhënë detaje për rastin dhe nuk ka dhënë informata./koha/