Në një shtëpi në Gjilan hajnat kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar fillimin e hetimeve, raporton teve1.info.
“Gjilan 11.04.2024-11:45-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur, kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku sipas tij kane vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar I cili ka udhëzuar fillimin e hetimeve”, raporti i plotë i Policisë.