Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Ministren e MASHTI-t Arbërije Nagavci, sot kanë bërë vënien e gurëthemelit të shkollës së re në Kamenicë.
“Një projekt i hartuar nga Komuna e Kamenicës në vitin 2022, dhe i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës, ka filluar realizimin”-ka thënë Rahimaj.
Qyteti po bëhet me shkollën më të mirë në Komunë, dhe ndër shkollat më të mira në Kosovë, ka shtuar ai.