Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren Arbërie Nagavci, kanë vënë gurthemelin e çerdhes në Roganë.
Kryetari Rahimaj ka thënë se kjo çerdhe do të ketë 6 klasa që do të kenë kapacitet deri në 120 fëmijë dhe është investim mbi 600 mije euro.
“Fjalë të mbajtura, vizion i përmbushur –Rogana ka çerdhen e saj!
Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti e Ministren Arbërie Nagavci, kemi vënë sot gurëthemelin e çerdhes në Roganë.
6 klasa, deri në 120 fëmijë kapacitet, mbi 600,000 euro investim, për 12 muaj punime, kjo çerdhe do ti shërbejë secilit fëmijë e prind të zonës.
Për një mandat po bëhen dy çerdhe, bashkë me çerdhen në Koretin që do të fillojë punën në shtator, është premtim tjetër i realizuar.
Ky projekt po realizohet me 90% kontribut të MASHTI-t dhe 10% nga Komuna e Kamenicës.
Me dinamikë, përkushtim e punë, po realizojmë secilin premtim që kemi dhënë në fushatë”, ka thënë Kryetari Rahimaj.