By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Vihet gurthemeli i çerdhes së re në Dobërçan, merr pjesë edhe kryeministri Kurti
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Vihet gurthemeli i çerdhes së re në Dobërçan, merr pjesë edhe kryeministri Kurti

Përditësimi i fundit: October 13, 2022 3:52 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Është vënë sot guthemeli i çerdhes së re në fshatin Dobërçan, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deputetë, këshilltarë komunalë e përfaqësues të shkollës “Nazim Hikmet”.

- Advertisement -

Kreu i Komunës, Alban Hyseni, pasi falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministren Nagavci për prezencën dhe mbështetjen, tha me këtë rast se arsimi parafillor dhe edukimi i hershëm është themeli i shoqërisë.

“Kjo është mundësia e Dobërçanit, familjeve, nënave e fëmijëve, atyre që janë e atyre që do të vijnë më pas. Ky projekt është kërkesë që buron nga nevojat e banorëve të fshatit. Me të marrë detyrën e kryetarit, me gjithë përkushtimin tim, jam angazhuar që për çdo kërkesë që e kemi marrë, t’i shohim edhe mundësitë për t’i realizuar këto projekte e kërkesa. Përkundër problemeve buxhetore e obligimeve të shumta që i kemi trashëguar si Komune, gjetëm mbështetje në Ministrinë e Arsimit që çerdhen ta nisim pa e bërë ende një vit mandat në qeverisje”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkaq, kryeministri i Republikës, Albin Kurti, theksoi se në vend kemi nevojë për shtim të numrit të çerdheve, për të përmirësuar qasjen dhe përfshirjen në edukim.

“Në lajmet e mira sikur ky i sotmi jemi bërë bashkë e gëzohemi shumë kur e dimë që është lajm i mirë për të vegjlit tanë, atyre iu detyrohemi t’ua sigurojmë një jetë më të mirë dhe më të sigurt. Në vendin tonë, kemi nevojë për shtim të numrit të çerdheve, për të përmirësuar qasjen dhe përfshirjen në edukim. Fëmijët dhe të rinjtë janë prioritet i qeverisë sonë. Ne jemi të zotuar se do të angazhohemi për mbështetje të sektorit të arsimit e veçanërisht zhvillimit të edukimit në fëmijërinë e hershme”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kurse, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se është kënaqësi e veçantë që po e vendosin gurthemelin e çerdhes, duke krijuar më shumë mundësi për fëmijët e fshatit Dobërçan.

“Jam shumë e lumtur që Komuna e Gjilanit ka qenë e gatshme në identifikimin e vendit dhe në krijimin e mundësive që buxheti i ndarë nga Qeveria të realizohet plotësisht, duke ofruar kushte më të mira për fëmijët tanë”, është shprehur ministrja Nagavci.

Ky projekt, i cili arrin vlerën e afër 300 mijë euro, financohet nga
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, duke siguruar hapësirën e nevojshme me tri dhoma për fëmijët nga 0-3 vjeç dhe dy dhoma të tjera për fëmijët nga 3-4 vjeç.

Trajnerët kosovarë flasin për mundësitë e Dritës për kualifikim në Ligën e Kampionëve
Infermierët sot në protestë para QKUK-së, ja çfarë po kërkojnë nga Qeveria
Me akuza,sharje, ofendime po përcillet fushata e kundërshtarëve politik
Emërohet edhe një zëvendësministër
Reagim lidhur me kundërshtimin e kryetarit Shpend Ahmeti që të zhvillohet një nga derbit më të mëdhenj ballkanik në kryeqytetin tonë
Artikulli i mëparshëm Kurti flet për pyetjen e një gazetareje: E pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit!
Artikulli tjetër Grupi punues i Këshillit të BE-së ka nisur takimin, rend dite çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën!

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.