Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
Bëhet fjalë për një investim të radhës nga afaristi shumë i suksesshëm në Zvicër dhe në Kosovë, njëherësh president i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, z. Fehmi Fetahi.
Në Kompleksin Turistik dhe Qendrën e Kongreseve “VALI RANCH” në Gjilan, sot në praninë e shumë personaliteteve, afaristë nga Zvicra dhe Kosova, iu vu gurthemeli edhe një objekti të ri për evente.
Bëhet fjalë për një investim të radhës nga afaristi shumë i suksesshëm në Zvicër dhe në Kosovë, njëherësh president i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, z. Fehmi Fetahi.
Objekti i ri do ketë rreth 3000 metra katrorë dhe, pjesa më e madhe do jetë konstruksion metalik dhe xham.
Në prezantimin vizual të projektit, të pranishmit u entuziazmuan nga pamjet e një kopshti të bukur plot lule dhe palma. Në këtë objekt do mbahen dasma dhe evente nga më të ndryshmet, nën qiell të hapur, me mundësi mbulimi automatik, varësisht nga kushtet klimatike.
Ky investim i Fehmi dhe Sara Fetahit, i shtohet kompleksit madhështor, Vali Ranch, që tashmë i ngjanë një qyteze të bukur përrallore.
Një copë Zvicër në Kosovë, vend ideal për të kurorëzuar dashurinë dhe për të kremtuar natën më të bukur në jetë.
Në mbrëmje Fehmi Fetahi shtroi darkë solemne për mysafirët nga Zvicra (Kryesia e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër) dhe për shumë mysafirë të ftuar.
/N.J/