Sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e Odës së Kosaqës shkruan Radio Star.
Pikërisht në këtë datë të vitit 1999 forcat serbe, kishin dëbuar gjithë banorët nga fshati Kosaqë.
Organizatori i këtij eventi Enver Maliqi, gjatë ceremonisë së vënjes së gurthemelit, përshëndeti të pranishmit për prezencën e tyre, më tutje ai ka treguar se fshati para luftes kishte një odë të tillë, ku janë mbajtur aktivitete të ndryshme, por që ajo është djegur nga forcat serbe.
Maliqi ka thënë se kjo iniciativë për ndërtimin e kësaj Ode është marrë në fund të vitit nga të rinjët e fshatit dhe mjetet financiare pothuajse 90% janë siguruar nga bashkatedhatër për punën e vrazhdë.
Gurthemeli i Odës së Kosaqës, është bërë nga Bajram Maliqi, Latif Mehmeti, Fidan Xhelili, Fadil Kajtazi dhe banorët e fshatit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ish-nënkryetari i Gjilanit, Rexhep Kadriu, nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri dhe shumë personalitet të ndryshme./radiostar/